Greqia po zjen. Vala e zemerimit popullor ndaj masave qe ka marre qeveria e zotit Papandreu per reduktimin e deficitit shteteror, sa vjen dhe rritet. (UPDATE)

Sot qendra e Athines eshte bllokuar krejtesisht nga mitingjet e protestes ku merrnin pjese kryesisht militante te partive te majta e te Partise Komuniste dhe te se majtes radikale Syriza.

Ne vazhdim mitingjet paqesore jane kthyer ne konfrontime me forcat e policise. Gjithashtu persona te panjohur kane hedhur kos, shishe uji dhe me pas kane qelluar me grushte kryetarin e konfederates se punetoreve te sektorit privat, Janis Panagopulos, duke e cilesuar si tradhetar te levizjes sindikaliste.

Edhe ushtaret e gardes greke qe patrullojne tek monumenti i Ushtarit te Panjohur, tek parlamenti, jane larguar perkohesisht nga postet e tyre, pasi konfrontimet kane qene te dhunshme.

Forcat e rendit kane shoqeruar 12 protestues, 5 prej te cileve jane arrestuar, nderkohe qe 7 police jane plagosur.

Edhe ne Selanik qendra e qytetit eshte paralizuar ne mesdite nga mitingjet e sindikatave. Protestuesit kane marshuar me pas drejt Ministrise se Maqedonise dhe Trakes ku edhe jane perleshur me policine.

Dy sindikatat me te medha ne vend kane percaktuar 11 marsin si daten per nje greve te pergjithshme 24 oreshe, e treta brenda pak ditesh kunder masave te qeverise greke.

Ndersa kryeministri grek Papandreu pasi eshte takuar, ne nje klime te perzemert me kryetarin e EUROGRUP, Zhan Klod Junker udheton drejt Berlinit ku ne oret e pasdites takon kancelaren gjermane Angjela Merkel.

“Greqia nuk kerkon ndihme ekonomike nga Gjermania, por mbeshtetje politike”, ka deklaruar Papandreu.

“Ne duam te marrim kredi me perqindje normale dhe te mos jemi pjese e nje loje spekulative te tregjeve nderkombetare. Aleanca ndaj Greqise eshte aleance ndaj Europes”, ka perfunduar ai.

Dje Greqia ka marre nje borxh prej 5 miliarde dollaresh me 6,25%, nje shume parash qe do t’i mjaftoje per disa jave dhe me pas do te detyrohet perseri te kerkoje nje pakete te madhe kredie, te cilen po perpiqet qe me ane te masave te marra, ta siguroje me perqindje sa me te ulet, nderkohe qe edhe partneret europiane jane shprehur te kenaqur me masat financiare te Athines.

Parlamenti grek, ne nje klime teper te acaruar nga partite opozitare, ka miratuar sot pasdreke projektligjin e ketyre masave financiare.

Fryma pozitive e miratimit te kesaj pakete ka bere qe dhe Bursa e Athines te mbyllet sot me rezultat pozitiv.

Ndersa ne tregun vendas po ndodh e kunderta. Menjehere artikujt e konsumit te perditshem kane shenuar nje rritje te menjehershme me kryesoren benzinen qe ka shkuar deri ne 1.5 euro cka ka shtuar akoma me shume pakenaqesine e masave popullore te cilat megjithese nuk jane fajtore, duket se do te jene ato qe do te paguajne krizen e shkaktuar nga kasta politike ne vend.

Top Channel