Musa Dragusha eshte avokati i radhes i zgjedhur nga misioni EULEX qe refuzon te mbroje liderin e levizjes “Vetevendosje” Albin Kurti, ne procesin e ngritur ndaj tij.

Pas refuzimit te avokatit Ramiz Krasniqi, edhe Dragusha, aktualisht kryetar i Dhomes se Avokateve te Kosoves, i ka thene jo detyres se caktuar nga prokuroret nderkombetare.

Dragusha ka deklaruar se, duke qene kryetar i DHAT-se, nuk ka motiv per te pranuar detyren e ofruar nga misioni evropian, qe e akuzon Kurtin per thirrje per dhune dhe rezistence ndaj forcave te policise.

“Perderisa jam ne funksionin e kryetarit te Dhomes se Avokateve te Kosoves une nuk jam i disponueshem per te qene i caktuar per asnje ceshtje, as per ate te Albin Kurtit”, ka deklaruar Dragusha.

Top Channel