Kosove, nis sot Epopeja e UCK-se

05/03/2010 11:10

Nis sot ne Kosove, nen kujdesin e kryeministrit Hashim Thaci, marshimi i njohur ndryshe si Epopeja e UCK-se, qe do te zgjase deri me 7 mars.

Epopeja do te nise ne Prishtine, ndersa neser do te vazhdoje me homazhe ne varrezat e Prekazit dhe me pas me nje ceremoni perkujtimore ne Pallatin e Rinise.

Si zakonisht, manifestimi do te mbyllet me “Naten e Zjarreve” ne Prekaz, ku 12 vjet me pare trupat paraushtarake serbe masakruan rreth 50 anetare te familjes se Adem Jasharit, luftetari legjendar i UCK-se.

Top Channel