Indi, shembet tempulli hindu, 63 viktima

05/03/2010 02:55

Te pakten 63 persona gjeten vdekjen nga shembja e nje tempulli hindu ne Indi ne shtetin e Utar Pradeshit.

Te dhenat publikohen nga policia vendase, ku saktesohet se ngjarja ka ndodhur ne tempullin Pratapgrah, rreth 650 kilometer ne juglindje te Dehlit. Shumica e viktimave sipas autoriteteve jane gra dhe femije, nderkohe qe dhjetra persona te tjere kane mbetur te plagosur.

Besimtaret hindu ishin mbledhur ne tempullin e Jagadguru Kripalu Jin ne perkujtim te pervjetorit te vdekjes se gruas se tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA