Kater persona u shpallen fajtore dhe u denuan prej gjykates se Duseldorfit ne Gjermani per lidhje te tyre me grupe terroriste qe synonin te godisnin disa objektiva ne vendet perendimore.
Gjermanet Fritz Gelowicz dhe Daniel Schneider u denuan me nga 12 vjet burgim, turku Adem Yilmaz me 11 vjet, ndersa shtetasi gjerman me kombesi turke Attila Selek me 5 vjet burgim.
Autoritetet gjermane njoftuan se ne banesat e tyre gjate arrestimit u gjet nje sasi e konsiderueshme eksplozivi, sasi kjo me e madhe se lenda qe shkaktoi shperthimet ne transportin publik ne Londer ne 2005 dhe ne metrote e Madridit ne 2004.
Tre prej te ndaluareve, dy gjermane dhe nje turk u prangosen ne muajin shtator te vitit 2004 ndersa personi i katert u ndalua pak kohe me vone, pas zgjerimit e hetimeve.
Top Channel