Erdogan: Akuzohemi per nje krim qe s’kemi kryer

05/03/2010 12:50

Turqia ka reaguar ashper ndaj rezolutes se miratuar nga paneli i Kongresit te SHBA, qe cileson si genocid vrasjen e armeneve ne Luften e Pare Boterore.

Kryeministri Taip Erdogan ka deklaruar se vendi i tij eshte akuzuar per nje krim qe nuk ka kryer dhe ka theksuar se rezoluta do te demtoje marredheniet Turqi-SHBA.

Nderkohe, Ankaraja zyrtare ka thirrur ambasadorin e saj ne Uashington per konsultime dhe po shqyrton hartimin e pergjigjes se saj.

Shtepia e Bardhe beri thirrje kunder votimit te rezolutes, qe u mireprit nga Armenia.

Qeveria turke, nje aleate kyce e Amerikes dhe njekohesisht anetare e NATO-s, i kishte bere thirrje me pare Kongresit qe te mos e votonte ate.

Top Channel