Prishtina zyrtare eshte e gatshme te ulet ne bisedime per ceshtje me interesa te perbashketa me Serbine, por jo per te diskutuar mbi ceshtjen e statusit, e cila ka marre zgjidhje.

Deklarata eshte bere nga Xhavit Beqiri, keshilltar i presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu.

Beqiri eshte shprehur se Kosova eshte e hapur per te biseduar me te gjithe fqinjet e saj, por ka nenvizuar se keto bisedime duhet te jene mbi baza te mirefillta dhe te sinqerta.

“Republika e Kosoves, si shtet i pavarur dhe sovran, nuk i ka mbyllur kurre dyert e bashkepunimit dhe fqinjesise se mire me Serbine. Por per fat te keq pala tjeter nuk ka treguar gatishmeri per marredhenie te mira, perkundrazi e ka sulmuar Kosoven dhe i ka krijuar probleme asaj”, ka deklaruar Beqiri.

Top Channel