Irak, 3 atentate dhe 14 te vdekur ne Bagdad
04/03/2010 19:25
Terror dhe gjak kane shenuar nisjen e procesit elektoral per zgjedhjet parlamentare ne Irak.
Tre atentate kane shkaktuar 14 te vdekur dhe 48 te plagosur ne Bagdad. Mes viktimave jane edhe kater femije.
Prezenca e me shume se 200 mije ushtareve ne kryeqytet nuk ka ndalur dy kamikaze qe te shperthejne ne dy zona te ndryshme te qytetit.
Disa ore me pare ne veri te Bagdadit nje plumb mortaje ka qelluar nje seri ndertesash rreth nje qendre votimi.
Top Channel