Ambasadori amerikan ne Kosove, Christopher Dell ka deklaruar se themelimi i Mitrovices Veriore eshte nje nga zgjidhjet me te mira per t’i dhene fund korrupsionit ne kete zone te Kosoves.

Dell ka theksuar se procesi i decetralizimit eshte i rendesishem jo vetem per pakicat, por edhe per vete qytetaret e Kosoves. Dell ka nenvizuar se ka nje perceptim te gabuar nga ana e pakicave per kete proces, qe sipas tij eshte thelbesor per shtetin e ri.

“Decentralizimi ka nje rendesi te madhe qe Kosova te jete nje shtet demokratik dhe multietnik. Decentralizimi eshte gjithashtu nje nga shtyllat mbi te cilat eshte ndertuar Republika e Kosoves”, ka pohuar Dell.

Top Channel