Thaci ftohet ne samitin e Berdo

03/03/2010 14:25

Kryeministrat e Sllovenise dhe Kroacise ftojne homologun e tyre kosovar, Hashim Thaci te marre pjese ne konferencen per te ardhmen evropiane te Ballkanit Perendimor ne Berdo te Sllovenise.

Zyra e kryeministrit e ka publikuar permbajtjen e fteses, duke bere te qarte se Thaci ftohet si drejtues i larte i Republikes se Kosoves.

Nga ana tjeter presidenti Fatmir Sejdiu ka theksuar se nuk do te marre pjese ne konference ne rast se Kosova do te jete nen logon UNMIK-Kosovo.

Top Channel