Shkup, perplasje BDI-VMRO/DPMNE

03/03/2010 21:45

Dy partite e koalicionit qeveritar ne Maqedoni, VMRO/DPMNE dhe BDI jane perplasur per projektin “Shkupi 2014”.

Lajmin e bejne te ditur mediat maqedonase, sipas te cilave shkak i perplasjes eshte bere mungesa e mbledhjes se Komitetit per marredhenie nderetnike, qe u bojkotua nga perfaqesuesit e partise se kryeministrit Gruevski.

Kryetari i ketij komiteti, Xhevat Ademi dhe anetarja Teuta Arifi e cilesuan mungesen e deputeteve te partise ne pushtet si te qellimshme.

Top Channel