Sejdiu: Jo ne Samitin e BE me logon UNMIK

03/03/2010 08:40

Presidenti i Republikes, Fatmir Sejdiu, nuk do te pranoje qe te shkoje ne konferencen rajonale BE-Ballkani Perendimor, qe do te mbahet me 20 mars ne Berdo afer Kranjes, nese Kosova ftohet te perfaqesohet nen logon UNMIK/Kosovo.

Keshilltari i Presidentit Xhavit Beqiri tha se Sejdiu do te marre pjese vetem si President i Republikes se Kosoves dhe ne asnje menyre tjeter. Reagimi i Presidences vjen pas shkrimeve te mediave serbe se Kosova ne ate konference do te perfaqesohet nga UNMIK-u.

Madje e perditshmja serbe “Danas”, duke u thirrur ne burimet e saj ne Bruksel, shkruan se Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, dhe Kryeministri Hashim Thaci “tashme jane pajtuar” te marrin pjese ne kete konference dhe se ne dokumentet e konferences Kosova pritet te perfaqesohet me logon UNMIK/Kosovo, nderkaq para te pranishmeve ne tryeze do te qendroje vetem emri i tyre dhe jo edhe shteti prej nga vijne.

“Presidenti i Republikes se Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu, deri me sot nuk ka marre ftese zyrtare per konferencen BE-Ballkani Perendimor, e cila do te mbahet ne Berdo te Sllovenise me 20 mars 2010”, thuhet ne nje njoftim te zyres se Presidences.

Disa media kane shkruar se udheheqesit e Kosoves, perkatesisht Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaci, “tashme kane pranuar” qe te marrin pjese ne kete konference, ndonese ne dokumentet e konferences Kosova pritet te perfaqesohet me siglen UNMIK/Kosovo. Prandaj, deshirojme te sqarojme opinionin se Presidenti i Republikes se Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu, ne takime nderkombetare do ta perfaqesoje vendin tone vetem ne kondita te barabarta me te gjithe presidentet e vendeve te tjera dhe assesi ndryshe, theksohet ne kete njoftim.

Nderkaq, sa i perket fteses eventuale per UNMIK-un, Presidenti Sejdiu thekson se dergimi ose jo i fteses per UNMIK-un eshte ceshtje organizatoreve, porse ne emer te Kosoves nuk mund te flase askush tjeter pervec perfaqesuesve te saj legjitime.

Top Channel