Mirel: Serbia te vendose marredhenie me Kosoven

03/03/2010 11:50

Drejtori per Zgjerim i BE se per Ballkanin Perendimor, Pierre Mirel ka deklaruar se Bashkimi Evropian pret nga Serbia qe te zhvilloje marredhenie te mira fqinjesore me Kosoven, duke rikujtuar faktin se kjo gje eshte theksuar edhe ne Raportin e progresit te vitit te kaluar qe i eshte dorezuar Beogradit zyrtar.

“Kemi konstatuar se raportet e mira fqinjesore jane ai perparim qe duhet bere”, ka thene Mirel para gazetareve ne Beograd, ben te ditur RTK.

Sipas tij, Serbia duhet te pranoje pikat doganore ne Kosove.

Top Channel