Shefi i misionit EULEX Iv de Kermabon dhe ministri serb per Kosoven, Goran Bogdanovic kane rene dakord gjate takimit te zhvilluar ne Beograd se ne veri te Kosoves ka nevoje urgjente per permiresimin e situates dhe forcimin e ligjit.

Gjithashtu, dy bashkebiseduesit e kane vene theksin tek nevoja per te gjetur zgjidhje funksionale ne fushen e drejtesise, policise dhe doganave, te cilat te jene te pranueshme nga te gjitha komunitetet.

Me tej, ne konferencen per shtyp, ministri Bogdanovic ka deklaruar se misioni EULEX nuk e mbeshtet planin per integrimin e veriut te Kosoves, te hartuar nga qeveria kosovare dhe ICO.

Gjithashtu, Bogdanovic ka theksuar se ka marre garanci se EULEX nuk do ta mbeshtese ushtrimin e dhunes dhe nje zgjidhje te imponuar per veriun e Kosoves.

Top Channel