KE: Mos abuzoni me lirine

03/03/2010 11:00

Komisioni Europian i ben thirrje Maqedonise, Serbise dhe Malit te Zi qe te mos abuzojne me liberalizimin e vizave.

Zedhenesi per Ceshtjet e Brendshme dhe te Drejtesise, Michele Cercone, theksoi se qeverite e ketyre vendeve te rajonit duhet te bejne fushata sensibilizuese per t’u shpjeguar qytetareve te tyre se heqja e vizave shengen nuk mundeson marrjen e azilit ne shtetet e BE-se.

“Komisioni u rikujton vendeve perfituese te liberalizimit te vizave se kane detyrim per t’ju shpejguar qytetareve te tyre te drejtat por dhe limitet qe mbart procesi i liberalizimit te vizave.Komisioni Europian kerkon menjehere nga keto vende, por dhe te tjerat te perfshira ne proces, qe te bejne te gjitha perpjekjet e nevojshme ndaj qytetareve te tyre per te moskeqkuptuar dhe moskeqperdorur lirine per te levizur pa viza drejt Europes. Kjo liri mbart pergjegjesi, dhe ka rendesi themelore qe te mos abuzohet ndaj atyre rregullave te qarta per te cilat eshte rene dakort ne fillim”, u shpreh Cercone.

Ky qendrim i Komisionit vjen menjehere pas letres qe kryeministri Belg Yves Leterme dergoi ndaj ketij institucioni. Ne letren e tij, Leterme shprehte shqetesimin per numrin e larte te azilkerkuesve nga Maqedonia dhe Serbia, pas liberalizimit te vizave dhe kerkonte qe Komisioni te nderrmerte vendime apo veprime ne nivel europian per te ndaluar kete fenomen.

Ne 8 mars, kryeministri belg do te shkoje ne Maqedoni per te sqaruar problemin e azilkerkuesve me autoritetet vendase.

Top Channel