Italia, ndihme te vazhdueshme per Kosoven

03/03/2010 12:10

“Italia do ta ndihmoje Kosoven per zhvillimin e disa fushave, sidomos ne arsim dhe bujqesi”. Keshtu u tha sot ne Prishtine, nje konference dy ditore, e cila po trajton partneritetin shumedimensional per nje zhvillim te perbashket ne mes Italise e Kosoves.

RTK ben te ditur se eksperte vendore dhe eksperte italiane jane mbledhur ne nje konference te perbashket ne Prishtine, ku po trajtojne format dhe mundesite per gjetjen e modaliteteve per te zhvilluar disa projekte te perbashketa.

Kosova do te perfitoje ndihme nga Italia per zhvillimin e disa fushave, ndersa perkrahje e veçante do te kete fusha e edukimit. Rektori i UP-se Muje Rugova tha se do te jene te hapur per zhvillimin e arsimit ne Kosove.

Top Channel