Qeveria greke e drejtuar nga Jorgos Papandreu ka miratuar planin per reduktimin e deficitit qe pritet te nje sjelle nje vale te re protestash ne vendin helen. Kalimi i ketij plani, parashikon reduktimin e deficitit me 4.8 miliarde euro. Ne fjalen e tij, Papandreu tha se tashme situaten duhet ta marre nen kontroll Bashkimi Europian.

Prej oreve te para te mengjesit kabineti i Papandreut pergatiti paketen e re te masave financiare, e dyta brenda pak ditesh qe permban reduktim ne masen 30% te pages shtese te 13-te dhe 14-te te punonjesve ne sektorin publik,12% shkurtim te shtesave te rroges se tyre,10% rritje te takses ne karburante ,20% ne cigare, ne pijet alkoolike dhe mjetet e luksit,  rritjen e TVSH-se me dy pike,taksa shtese per makinat mbi 1600 kubike e ngrirjen e pensioneve per vitin 2010.

Nderkohe, Gjermania eshte vene ne levizje per t’i ardhur sa me shpejte ne ndihme Greqise. Kancelarja Angela Merkel eshte takuar me disa ministra te qeverise per te diskutuar masat e menjehershme qe duhen marre.    

Per javen e ardhshme kane programatizuar greve dy ditore nenpunesit e sektorit ekonomik, ndersa ne daten 16 konferedata e nenpunesve te sektorit shteteror ka shpallur greve te pergjithshme 24 oreshe ne te gjithe Greqine, e dyta brenda pak ditesh.
 

Top Channel