Ambasadori amerikan ne Shkup, Filip Riker ka deklaruar se muajt e ardhshem do te jene vendimtare per ceshtjen e emrit kushtetues te Maqedonise.

“Kjo eshte nje pranvere shume e rendesishme per Maqedonine. Duhet te tregohet guxim per zgjidhjen e ceshtjes se emrit, ne menyre qe Maqedonia te mund te ece perpara”, ka pohuar Riker.

Ai u ka sugjeruar autoriteteve maqedonase qe te lene menjane ceshtjet e tjera te panevojshme dhe te perqendrohen tek situata qe do te vije ne muajt e ardhshem.

Diplomati ka shprehur me tej edhe mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara ndaj ambicjeve integruese te Maqedonise.

Top Channel