BeH, Spiric: Presim anetaresimin ne NATO

03/03/2010 18:15

Kryeministri i Bosnje e Hercegovines, Nikolla Spiric ka deklaruar sot ne Bruksel, se vendi i tij synon qe ne takimin e ardhshem te ministrave te Jashtem te vendeve te NATO-s te kete gati planin e anetaresimit.

Ne nje takim me sekretarin e pergjithshem te Aleances Anders Fogh Rasmussen, Spiric eshte shprehur se nuk ka ardhur ne Bruksel per te kerkuar “rruge te shkurtra”, por per te deshmuar se BeH ka aftesite e duhura per te cuar perpara reformat.

“Bosnja ka bere progres te madh ne realizimin e reformave gjate 15 viteve te fundit. Sa per diskutimet e ceshtjeve kushtetuese, ato kane qene gjithmone te ashpra, edhe ne vendet qe nuk kane pasur nje te kaluar te veshtire si ajo e BeH”, ka pohuar Spiric.

Nga ana e tij Rasmussen deklaroi se shpreson qe deri ne prill nga Bosnja e Hercegovina do te prezantohen hapa konkrete.

Top Channel