Barroso: Mbeshtesim plotesisht Greqine

03/03/2010 21:25

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka deklaruar se KE mbeshtet plotesisht Greqine per daljen nga kriza e rende ekonomike.

“KE vlereson se korrigjimi i politikave dhe riperteritja e konkurrences jane thelbesore qe Greqia te kthehet ne rrugen e stabilitetit”, ka pohuar Barroso.

Deklarata e zyrtarit te larte evropian erdhi pasi kryeministri grek, Jorgo Papandreu deklaroi se, vendi i tij pret solidaritet nga Brukseli per plotesimin e planit te masave.

Top Channel