Policia e Kosoves ka arrestuar te ashtuquajturin imam te fshatit Marine te komunes se Skenderajt. Kastriot Duka apo i cili ishte vetequajtur edhe Xhemal u deportua jashte Kosoves. Hoxha eshte shoqeruar nga policia deri ne piken kufitare te Vermices.

Keshilltari politik ne Ministrine e Puneve te Brendshme te Kosoves, Fisnik Rexhepi tha se arsyeja e deportimit  te tij drejt Shqiperise eshte sepse  veprimtaria e tij  ka devijuar nga deklaratat qe ka dhene kur  kur ka kerkuar leje qendrimin ne Kosove.

Nje vendim i tille sipas Rexhepit eshte marre ne baze te ligjit per te huajt. Kastriot Duka, per 10 vjet rresht ka sherbyer si imam i xhamise ne fshatin Marine te Skenderajt. Ai ka drejtuar shoqaten “Rahma Mercy”, me ane te se ciles ndihmonte shume familje dhe femije jetime te Marines dhe fshatrave te tjera perreth.

Por Duka dhe njerezit e tij akuzohen se gjate kesaj kohe e kane shfrytezuar situaten e rende ekonomike, dhe i kane manipuluar banoret e zones, sidomos grate dhe femijet. Ata akuzohen se kane devijuar nga feja islame duke keqinterpretuar Kuranin dhe kane shfaqur praktika radikale.
 

Top Channel