Topi pret kryetarin e shoqates se te perndjekurve

02/03/2010 19:50

Presidenti i Republikes, Bamir Topi priti sot paradite Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates Mbarekombetare per Integrimin e te Burgosurve dhe te Perndjekurve Politike, Besim Ndregjoni.

Ai ishte shoqeruar nga Bedri Blloshmi, vellai i poetit te ekzektuar nga regjimi komunist ne korrik te vitit 1977, si dhe botuesja Miranda Gjyzeli. Ata i dhuruan kreut te shtetit librin e autorit Bedri Blloshmi te titulluar “Fabrikimi i Vdekjes”, ne te cilin botohet e plote historia tragjike dhe dosjet e sigurimit per poetet e ekzekutuar ne menyre makaber nga diktatura komuniste.

Presidenti Topi i falenderoi perzemersisht per dhuraten te cilen e cilesoi te vyer dhe dinjitoze. Njoftimit zyrtar thote se presidenti thekson se, “ky liber jo vetem permban vlera historike dhe dokumentuese, por sherben si nje pike referimi qe shoqeria shqiptare duhet ta lexoje e te mundohet te perfytyroje krimet e periudhes diktatoriale, te cilat nuk mund te denohen dot duke perdorur thjesht retorika”.  

Top Channel