Policia spanjolle ka vene ne pranga nje malazez te akuzuar per krime gjate luftes se Bosnjes ne vitet 1992-1995, kur kish sherbyer si komandant i trupave serbe.

Veselin Vlahovic u ndalua ne piken turistike te Alteas. I njohur ndryshe si  “monstra i Gerbavices”, periferia e Sarajeves ku ai thuhet te kete torturuar, perdhunuar e vrare civile, ka qendruar 3 vjet i burgosur ne Mal te Zi per vjedhje e akte dhune. Por ai mundi te arratisej nga burgu ne vitin 2001 dhe u zhduk pa lene gjurme.

Ne emer te Vlahovicit jane leshuar tre mandatarreste nderkombetare, e kerkohet edhe ne Spanje per grabitje te armatosur.

Prokuroret boshnjake e kane akuzuar per 50 raste krimesh te luftes kunder popullsise joserbe. Vlahovic eshte denuar me 15 vjet burg ne mungese per vrasjen e nje burri ne Serbi, vetem pak dite pas arratisjes nga burgu.

Top Channel