
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi raportin e tij vjetor per situaten ne vende te ndryshme te botes, ndermjet te cilave analizon edhe Shqiperine.
Ne raport thuhet se pavaresisht perpjekjeve te medha te qeverise shqiptare, vendi vazhdon te mbetet pike tranziti e kalimit te droges.
Shqiperia vazhdon te shihet si vend i kalimit te droges nga Afganistani e Azia Qendrore drejt Europes Perendimore.
Ne raport thuhet se sasia e heroines se kapur ne Shqiperi eshte rritur ndersa ajo e marihuanes se sekuestruar ka ardhur ne renie.
“Ne pergjigje te presionit nderkombetar qeveria shqiptare i eshte kundervene me agresivitet elementit kriminal por perpjekjet e saj pengohen nga mungesa e burimeve, ekspertizes dhe korrupsioni. Pagat e ulta, nje shoqeri e cila e pranon gjeresisht ryshfetin dhe lidhjet e ngushta shoqerore e bejne te veshtire luften kunder korrupsionit ne radhet e policise, gjykatesve dhe zyrtareve te doganave” shkruhet nder te tjera ne raport.
Top Channel