Nismat e PS, ne kuvend me 18 mars

02/03/2010 15:10

Hetimi i zgjedhjeve eshte diskutuar sot ne kryesine e kuvendit. Konferenca e Kryetareve mesohet se ka vendosur qe te shqyrtoje dy nismat e socialisteve ne seancen plenare te 18 marsit.

Ne punimet e sotme te Konferences mori pjese edhe kreu i porsazgjedhur i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci.

Pas mbledhjes se konferences, Ruci theksoi per mediat se nuk eshte gjetur mbeshtetje per nismat nga ana e maxhorances, pasi jane hasur pretendime proceduriale.

“Nese kuvendi refuzon nismat tona, atehere ky eshte nje lajm shume i keq per te gjithe Shqiperine”, u shpreh Ruci.

Nga ana e tij, kryetari i deputeve demokrate Astrit Patozi sqaroi se nuk eshte rene dakord me permbajtjen e kerkesave te Partise Socialiste, ndaj deputetet opozitare jane ftuar te reflektojne.

“Partia Socialiste duhet te beje ndryshimet e kerkuara ne nismat ligjore qe ka paraqitur”, u shpreh Patozi.

Top Channel