
Nje nendetese ushtarake turke e klasit 209 eshte ankoruar ne portin detar te Durresit.
Kjo eshte nendetesja e pare qe futet ne port pas viteve ’90. Vizita e saj dy ditore ne vendin tone behet ne kuadrin e forcimit te marredhenieve mes flotave ushtarake detare te dy vendeve tona dhe operacioneve te NATO-s.
Nendetesja ka 8 silure te dukshme, si dhe te tjera numri i te cilave nuk publikohet per arsye ushtarake. Ajo eshte e angazhuar ne mbrojtje te sigurise kombetare turke dhe ne kuadrin e veprimtarise se forcave te NATO-s ne mbeshtetje te paqes dhe sigurise boterore.
Nendetesja eshte prodhim turk i vitit 1990 dhe ka nje ekuipazh prej 40 ushtarakesh te rangjeve te ndryshme. Ata u priten ne port nga komandanti i Forcave tona Detare ndersa gjate dites ne bordin e nendeteses do te bejne vizita autoriteteve vendore dhe te ambasades turke ne vendin tone.
Top Channel