Pas hezitimeve, me ne fund zyrtaret e komunes se Skenderajt e mbyllen xhamine e shumeperfolur ne fshatin Marine.

Shkak sic ishte paralajmeruar u be pikerisht aktiviteti i dyshimte i hoxhes Kastriot Duka.

Ceshtje e klerikut nga Shqiperia percau banoret e Marines pro dhe kundra.

Pro jane ata qe hoxha i ndihmonte me para dhe kunder ata banoret te cilet e akuzojne se ua merrte femijet dhe u mesonte gjera qe nuk kane te bejne me fene islame.

Keshtu rreth ores 9 te mengjesit, policia rrethoi vendin e ngjarjes dhe nderroi braven e deres se xhamise.

Inspektoret e komunes dhe forcat e policise nuk hasen asnje kundershtim gjate veprimeve te tyre, nderkohe qe vete hoxha shkaktar i mbylljes se saj deklaroi se tek e fundit, i rendesishem ishte qe ajo xhami ishte ngritur aty.

Xhamia eshte ndertuar pas luftes ne Kosove. Mbyllja pa afat erdhi pasi u mblodhem me nje peticion rreth 6 mije firma qytetaresh.

Nismetaret e mbylljes te cilet pretendojne se xhamia perdorej per aktivitete jofetare dhe manipulimin e vajzave dhe femijeve te fshatit thone se me kete hap i prihet udha radikalizimit dhe fondamentalizmit islamik ne fshat.

Vete hoxha i cili nuk vepron nen juridiksionin e bashkesise islame te Kosoves thote se ai do te largohet pasi e gjithe kjo situate te jete sqaruar.

Ai pretendon se gjate ketyre viteve e ka modernizuar fshatin dhe se akuzat jane te pabaza.

Nderkohe ai nuk e kundershton mbylljen e xhamise, por kerkon qe disa dhoma te saj t’i shfrytezoje per aktivitetin e shoqates se tij “Rahma Mercy”.

Top Channel