
Shqiperia ka shenuar nje pike pozitive sa i takon racizmit dhe intorlerances. Ka ende probleme qe duhet te gjejne zgjidhje, por qe prej vitit 2005 verehen perparime ne mjaft fusha qe mbulohen nga Komisioni Europian kunder racizmit dhe intolerances, organ i Keshillit te Europes.
Bashkaturor i raportit per Shqiperine eshte Zhon-Sharl Sakot. Francez me origjine, ai eshte i punesuar ne Monako si keshilltar shteti i principates dhe president nderi i pare, i Gjykates se Apelit te Monakos.
“Ajo qe verejtem se pari eshte se Shqiperia nuk eshte me keq apo me mire se sa vendet e tjera. Dhe ne verejtem ne menyre pozitive ne Shqiperi, po them qarte pozitive, atmosferen e pergjithshme. Psh, nuk ka klime racizmi ne Shqiperi, nderkohe qe kjo ekziston ne vende te tjera”, shprehet Sakot.
Sipas tij, shtresa te caktuara jane te marzhinalizuar jo per shkak te ligjit, sepse ligji shqiptar, Kushtetuta Shqiptare parashikojne dhe sanksionojne parimin e barazise. “Pra problemi nuk qendron te ligji, por te praktika. Jane konstatime faktike. Kur vizitojme psh kampe apo banesa romesh, konstatojme qe keta njerez rrojne ne kushte shpesh dramatike. Dhe konstatojme gjithashtu qe sistemi shkollor, ashtu sic eshte, nuk lejon pergatitjen e femijeve rome per nje jete normale ne gji te bashkesise shqiptare. Por nuk mund te themi se eshte faji i qeverise, i ketij apo i atij personi. Eshte nje teresi faktoresh”, shton ai.
Sakot ben edhe nje krahasim te situates se racizmit mes Frances dhe vendit tone. “Situata ne Shqiperi sa i takon minoriteteve eshte e ndryshme nga ajo ne France. Ne Shqiperi ju keni minoritete kombetare, minoritete etno-gjuhesore, persona gjithashtu qe pretendojne se jane minoritet, por qe nuk jane njohur si te tille prej institucioneve. Kam parasysh egjiptianet. Ne Shqiperi kemi konstatuar psh problemin e rendesishem te gjuheve, te gjuheve minoritare. Per romet, nga njera ane, por gjithashtu edhe per minoritetet kombetare, qe kerkojne shkollim ne gjuhen e tyre amtare, etj. Kurse perfaqesimi parlamentar, perfaqesimi ne gji te partive politike, nuk i takon ECRI-it te jape direktiva. Eshte nje sugjerim; per ne do te ishte nje menyre qe zeri i ketyre njerezve te degjohej me mire nga sa eshte aktualisht, ndonese edhe tani disa situata jane plotesisht te pranueshme”, thekson Sakot.
Ai shton se ne Shqiperi ka gjetur nje ndjesi te madhe tolerance. “Mendoj se kjo eshte nje pike shume e forte e vendit tuaj dhe ne kete rruge duhet vazhduar. Ceshtjet qe jane nenvijezuar ne raport nuk jane kritika, por inkurajime”, perfundon Sakot.
Top Channel