
Njezetegjashte kompani jane gjobitur nga Autoriteti i Konkurrences gjate kater viteve te fundit per shkelje te ligjit “Per Konkurrencen”, ne dem te konsumatoreve, por asnje prej ketyre gjobave nuk eshte arketuar ende, pavaresisht se shume vendime kane marre forme te prere.
Lajmi behet i ditur nga raporti vjetor qe AK ka dorezuar ne Kuvendin e Shqiperise. I themeluar ne vitin 2004 si pjese e detyrimeve te Shqiperise ne procesin e integrimit ne Bashkimin Europian, autoriteti ka kryer disa hetime te thelluara tregtare, ka identifikuar shume raste te krijimit te oligopoleve dhe kufizimit te konkurrences dhe ka vendosur 26 gjoba, por keto vendime kane mbetur ne leter.
Nje pjese e madhe e kompanive i kane ankimuar vendimet e autoritetit ne gjykate, ku ne te gjitha rastet gjykatat i kane lene ne fuqi keto gjoba.
Megjithate, policia tatimore, e cila ka detyrimin ligjor te arketoje gjobat e vena nga ky institucion, nuk e ka marre mundimin te veproje.
Top Channel