Eksportet drejt Greqise, me te goditurat nga kriza

02/03/2010 08:50

Eksportet drejt Greqise u goditen me rende nga kriza se sa te gjitha eksportet e Shqiperise drejt botes gjate vitit te kaluar, behet e ditur nga statistikat e tregtise se jashtme te publikuara nga INSTAT.

Gjate vitit 2009, Greqia bleu ne Shqiperi 7.6 miliarde leke mallra, nderkohe qe nje vit me pare pati blere 9.9 miliarde leke, me nje renie prej 23 per qind.

Per shkak te zhvleresimit te lekut, situata faktike e eksporteve ka qene edhe me negative nga sa pasqyrohet ne statistikat zyrtare.

Leku shqiptar humbi 12 per qind te vleres se vet kundrejt euros, gje qe i ben eksportet dhe importet te duken me te larta se sa realiteti.

Ekonomia shqiptare pesoi nje renie ne eksporte prej 8.5 per qind gjate vitit te kaluar, sipas shifrave te INSTAT, ritem disa here me i ulet nga renia e shenuar me Greqine.

Top Channel