Cirku i Tiranes rrezikon te mbyllet

02/03/2010 16:35

Cirku i vetem ne vend rrezikon te mbyllet. Skandali i radhes me kthimin e pronave prek  tashme arenen e cirkut, cadra e se ciles prej 50 vjetesh mbahet mend te kete ekzistuar pikerisht ne kete truall.

Ne vitin 1995 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ia ka kthyer kete prone publike familjes Petrela ne kryeqytet, te cilet ne vitin 2007 ia kane shitur ate administratorit te univeristetit UFO. Ky i fundit kerkon largimin e cadres se cirkut ne te cilen bashkia e Tiranes ka investuar.

Artistet e Cirkut i kerkojne kryeministrit dhe Presidentit te Republikes te nderhyje per te mos lejuar ate cfare ndodhi me estraden e Tiranes. Duke mos shkelur te drejten e pronareve artistet kerkojne kompensimin e tyre.

“Shteti i ka te gjitha mundesite edhe ta bleje edhe t’i kompensoje pronaret. Do te ishte e pafalshme qe kjo hapesire shpirterore ne qender te Tiranes te mund te fshihej per ndertim”, u shpreh Kico Londo, drejtor i Qendres Kulturore ‘Tirana’.

Bashkia e Tiranes tashme eshte ne proces gjyqesor me administratorin e universitetit UFO te cilit Gjykata e Shkalles se Pare i dha te drejte. Tashme ceshtja ndodhet ne Gjykaten e Apelit.

Top Channel