Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni i ka bere thirrje komunitetit nderkombetar qe te mos e perjashtojne Kosoven nga procesi i liberalizimit te vizave.

“Procesi i liberalizimit te vizave nderlidhet me ceshtje te natyres teknike, per rrjedhoje nuk ka pse te nderlidhet me ceshtje te natyres politike”, ka deklaruar Hyseni ne nje takim me nje delegacion te Parlamentit italian.

Hyseni ka shprehur gatishmerine e institucioneve te Kosoves per te bashkepunuar me homologet serbe per ceshtje me interes te perbashket.

Por ai ka theksuar se skenaret per rifillimin e negociatave per pavaresine jane te papranueshme.

Top Channel