Projekti ambicioz per te rimbursuar pacientet me sherbime edhe ne spitalet private do te nise brenda ketij viti.
Dy dite me pare, Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor sqaroi se tashme po mendohet qe nje pakete e percaktuar sherbimesh te ofrohet me bashkepagese, financim te dyfishte, nga shteti dhe pacienti i siguruar. Kjo ka qene per vite me radhe nje nga projektet me te perfolura dhe te sugjeruara per t’u implementuar nga strukturat dhe perfaqesite me te medha te autoriteteve shendetesore.
Konkretisht, edhe qendra e akreditimit te institucioneve shendetesore ne konferencat e organizuara ka parashikuar qe pavaresisht problemeve apo mangesive, sistemi shendetesor do te vije drejt permiresimit dhe kjo do te arrihet jo vetem me mekanizma dhe politikat shendetesore, por edhe per efekt te konkurrences qe do te kene spitalet dhe akreditimit te tyre.
Konkurrenca do te jete edhe me e forte mes spitaleve private dhe shteterore, ne nje kohe kur skema e sigurimeve shendetesore do te jete pjese e strukturave private.
“Per sa i takon reformes se financimit nga Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor eshte vazhdim i reformes ne shendetesi. Privati me shteterorin do te konkurrojne nepermjet cilesise se sherbimeve, stafit te kualifikuar”, sqaroi drejtori i QSUT-se, Ilir Dashi.
Risia do te sjelle permiresim te kujdesit shendetesor, nderkohe qe do te ndihmoje zhvillimin e sektorit privat dhe dhenien e nje trajtimi me te mire per pacientet, te pakten per sa u takon kushteve teknike, si ato hotelerie. Sipas ish-drejtuesit te qendres spitalore universitare “Nene Tereza”, Mati Pepa, rivaliteti mes strukturave shendetesore eshte i pranishem edhe sot, por ajo qe eshte e sigurt, eshte rritja e cilesise.
“Rivaliteti ekziston edhe sot, por ajo cka sjell kjo iniciative per pacientin dhe klientin eshte zgjedhja e dy mundesive. U jepen dy mundesi pacienteve, e para qe ne strukturat publike te marrin sherbim shendetesor dhe ne privat te marrin nje sherbim shendetesor, por per te cilin do te duhet te paguajne diferencen.
Mundesia per t’u trajtuar do te ofrohet edhe ne spitalet private”, sqaroi ish-drejtori Mati Pepa, lidhur me iniciativen e re qe do te hyje ne fuqi qe kete vit ne sistemin shendetesor. Sipas Pepes, nga keto dy mundesi shteti i ofron pacientit te mos paguaje per sherbimin, ne privat i jepet mundesia e bashkefinancimit.
“Mendoj se duhet te kete me shume sensibilizim per te rritur pjesemarresit ne skemen e sigurimeve. Pasi aq sa do te kontribuoje ne kete skeme, aq para do te shperndaje shteti. Kjo iniciative duhet shoqeruar me reforma sensibilizuese. Mendoj se i sherben zhvillimit te sektorit privat dhe permiresimit te kujdesit te pacientit”, theksoi ish-drejtori i “Nene Terezes”.
Nese se afermi ligji i ri i financimit te skemes se sigurimeve shendetesore do te konkretizohet, standardet do te behen obligative per blerjen e sherbimeve, nderkohe qe per here te pare do te mundesohen kontrata me sektorin privat per sherbime te caktuara. Librezat e shendetit per te gjithe ata qe paguajne detyrime ne shtet, do te jene te vlefshme edhe ne sistemin privat. Kjo do te thote qe per nje liste sherbimesh te caktuara shteti do te paguaje gjysmat apo nje pjese te shpenzimeve, nderkohe qe pjesen tjeter do e paguaje vete pacienti. Ky eshte projekti fillestar, i cili sipas institutit te Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, do te hedhe themelet kete vit.
Top Channel