Shkurtimi i shpenzimeve prek investimet

01/03/2010 21:00

Vendimi i qeverise per shkurtimin e shpenzimeve me rreth 25 miliarde leke krahasuar me planin e fillestar te buxhetit, ka prekur ne pejsen me te madhe investimet publike.

Edhe pse nuk ka cenuar fondet per projektet e medha publike, qeveria ka anuluar nje numer te madh investimesh te ashtuquajtura te vogla, qe prekin thuajse te gjitha fushat, duke filluar nga infrastruktura dhe arsimi e shendetesia.

Burime nga Financat thane per Top Channel se drafti i rishikuar i buxhetit te shtetit per vitin 2010 tashme eshte gati dhe do te dergohet shume shpejt per miratim ne qeveri dhe me pas ne Kuvend.

Sipas draftit te ri, nga shuma prej 25 miliarde leke qe eshte shkurtuar, 20 miliarde leke jane investime dhe 5 miliarde leke shpenzime operative.

Me kete rishikim, qeveria i ul investimet me mbi 23 perqind krahasuar me planin e fillimit te vitit, duke i cuar ato ne 66 miliarde leke.

Kjo eshte shifra me e ulet ne vlere e investimeve publike qe nga viti 2007. Por, nese do te krahasohet si raport ndaj Produktit te Brendshem Bruto, atehere investimet publike kete vit do te jene me te uletat qe nga viti 2005.

Top Channel