Shkolla 9-vjecare, qershori, “sezon” provimesh

01/03/2010 08:15

Muaji qershori do te jete sezon provimesh per nxenesit e klases se 9-te.

Sipas rregullores se miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, provimet pritet te nisin me lenden e gjuhes shqipe, qe do te zhvillohet me daten 7 qershor. Provimi i dyte per lenden e matematikes do te zhvillohet me 19 qershor.

Provimet e lirimit do te zhvillohen ne nje dite per te gjitha shkollat ne vend. Tezat e provimit per secilen lende do te hartohen nga Agjencia e Vleresimit te Arritjeve, si dhe do te shperndahen drejt ambienteve te percaktuara per provim nen masa te rrepta sigurie.

Kjo per te mos lejuar rrjedhjen e informacioneve. Per nxenesit qe nuk do arrijne te marrin note kaluese ne sezonin e pare, do te kete edhe provime vjeshte. Keshtu, nxenesit mbetes do te mund t’i japin te dy keto provime ne datat 1 dhe 6 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA