Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes eshte duke kerkuar aktualisht nje konsulent nderkombetar per te pergatitur terrenin per dhenien me koncesion te disa hidrocentraleve mbi kaskaden e lumit Vjose.
Lajmi behet i ditur nga zyrtare te ministrise. Konsulenti do te punoje per 14 muaj per te ndihmuar qeverine ne organizimin e nje tenderi dhe zgjedhjen e nje partneri strategjik per te kryer investimet e nevojshme.
Studimi paraprak per ndertimin e hidrocentraleve ne Vjose eshte kryer ne kohen e komunizmit, por nuk u vu kurre ne zbatim, per shkak te kolapsit ekonomik te gjysmes se dyte te viteve ’80.
Ne vitin 2008, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare shpenzoi rreth 1 milion euro dhe punesoi nje kompani franceze per te kryer matjet paraprake mbi kete lum. Ne fund, korporata njoftoi se sipas studimit Vjosa eshte ne gjendje te plotesoje 30 per qind te kerkeses aktuale per energji elektrike ne Shqiperi.
Qeveria duket se nuk deshiron te deshtoje ne projektin e Vjoses, sic deshtoi me projektin e Skavices dhe per kete arsye, nuk ka pranuar deri tani “propozim per koncesion te pakerkuar”. Projekti per hidrocentralin e Skavices u dha fillimisht me koncesion ne vitin 2004 te nje kompani e vogel italiane, qe premtoi 580 milione euro investim, por nuk beri ndonje pune.
Qeveria e ripranoi projektin e italianeve si “propozim i pakerkuar” dhe e hodhi ne nje tender qe u mbajt i hapur per me shume se nje vit dhe vetem ne janar te ketij viti u pranua se kishte deshtuar. Qeveria thote se shkaku i deshtimit te tenderit ishte kriza ekonomike boterore, por eksperte te fushes thone se shkaku i vertete i deshtimit ishte formula e perzgjedhur nga qeveria per kete tender.
Koncesionet e dhena ne energjetike jane ne shumicen derrmuese projekte te hartuara ne kohen e komunizmit dhe qe prezantohen ne qeveri si projekte te ndonje kompanie private. Projektet hidhen ne tender pas kesaj, por propozuesi i pare ka nje bonus ne tender si shperblim per ideimin e projektit.
Kjo lloj skeme e vendosur ne vitin 2007 me ligjin e ri “Per koncesionet” ka bere qe tenderet te organizohen thjesht per procedure, sepse fituesit jane te parapercaktuar. Dhe ne rastin e Skavices tenderi deshtoi, per shkak se kompanite e tjera te interesuara nuk e pane te arsyeshme te merrnin pjese ne nje tender me fitues te paracaktuar. Kjo pritet te mos ndodhe ne rastin e Vjoses, per shkak se per kete tender nuk ka “propozim te pakerkuar”.
Top Channel