
Partia Socialiste ka deklaruar se ka dhene nje oferte per mazhorancen, duke depozituar ne kuvend nje projekvendim per hetimin.
Deputetja Valentina Leskaj deklaroi se opozita pret ende nje pergjigjje publike nga kreu i shumices per nismen ligjore te Partise Socialiste, ne te kundert do te kete protesta popullore.
“Partia Socialiste ka pritur keto dite nje pergjigje serioze per oferten e bere javen e shkuar ne parlament, oferte qe i kontribuon zgjidhjes se krizes, po deri sot nuk ka patur nje te tille. Menyra e sjelljes ne seancen e Parlamentit nga drejtuesit me te larte te PD, reagimi i Kryeministrit dhe refuzimi i tij, per te dhene nje pergjigje qe do ta fuste krizen ne rrugen e zgjidhjes, jane prova e qarte e mungeses se vullnetit politik per nje hetim te plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te Qershorit. Sot Kryeministri u fsheh perseri pas gjykatave per te justifikuar mungesen e vullnetit politik per zgjidhjen e krizes. Me qendrimin refraktar e shperfilles ndaj ofertes vullnetmire, serioze e ligjore te PS, me perpjekjen e sforcuar, per ta futur nismen ne rutinen e kalendarit te parlamentit, kryeministri ka kontribuar ne radikalizimin e situates”, u shpreh Leskaj.
Top Channel