
Inspektoriati i Mjedisit ka gjobitur dhe pezulluar aktivitetin e 24 subjekteve qe vepronin ne menyre te paligjshme ne shtratin e lumenjve Mat, Erzen dhe Terkuze.
Sipas te dhenave te Ministrise se Mjedisit, jane konstatuar 13 firma qe kane shfrytezuar rerat dhe zhavoret ne lumin Erzen pa leje mjedisore dhe shfrytezimi nga autoritetet e ujit.
Subjektet jane gjobitur me nga 2 milione leke dhe iu eshte pezulluar aktivitetit. Kontrolli i Inspektoriatit te Mjedisit eshte shtrire edhe ne lumenjte Mat dhe Terkuze, ku jane gjobitur me nga 1 deri ne 2 milione leke 11 subjekte te tjera qe kane vepruar pa leje mjedisore ne lumenjte Mat dhe Terkuze.
Ministria e Mjedisit njofton se keto subjekte kane zhvilluar aktivitetin ne lumenj te ndaluar dhe pa nderprerje gjate gjithe vitit.
Kjo eshte konstatuar nga inspektoret, te cilet kane gjetur ne impiantet e fraksionimit te inerteve sasi te medha inertesh lumore.
Top Channel