Paditet ne prokurori kryetari i Bashkise se Lacit, Luigj Isufi.
Denoncuesi i tij ka qene Pash Nokaj dhe akuzat jane per “shperdorim detyre” dhe “marrje ryshfeti”. Ndersa ka kerkuar mbrojtje te vecante nga ana e policise, Nokaj pretendon se eshte kercenuar me jete nga njerez te njohur te kryebashkiakut te Lacit.
Mesohet se Pash Nokaj ka jetuar deri ne vitin 1995 ne qytetin e Lacit dhe me pas ka emigruar ne Amerike, ku ka marre edhe nenshtetesine. Nje vit me pare ai eshte kthyer ne Lac, ku eshte njohur me tjetersimin e prones se tij, nje siperfaqe toke ne qender te qytetit.
Nokaj pohon se ndonese Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave i ka njohur pronen, dy qytetare te Lacit, nepermjet kryebashkiakut Isufi, kane arritur t’i marrin pronen me dokumente te falsifikuara. Ai pretendon se zyra e regjistrimit ne Lac u ka dhene certifikate pronesie dy vellezerve Ilir dhe Sabah Lika me pa te drejte.
Top Channel