Korce, proteste e gjimnazisteve

01/03/2010 12:40

Maturantet e shkolles se mesme te pergjithshme ‘Raqi Qirinxhi’ ne Korce kane bojkotuar mesimin duke dale kunder trajtimit me koeficient te ulet per shkak te sistemit shkollor dygjuhesh shqip-frengjisht.

Maturantet thone se jane perjashtuar nga trajtimi si te gjitha shkollat e mesme duke i trajtuar me nje koeficent te ulet dhe jo me koeficentin 1.4 qe rrezikon njekohesisht uljen e pikeve per pranimin ne univerisitet duke ju hequr te drejten e konkurimit te barabarte me maturantet e tjere.

Drejtori i shkolles Vladimir Prifti thote se trajtimi i vecante i kesaj shkolle ka qene i padrejte si pasoje e mosnjohjes se programit qe kryhet ne kete gjimnaz.

Gjimnazi ‘Raqi Qirinxhi’ eshte nje nga shkollat e mesme me rezultatet me te larta ne rang vendi dhe nxenesit pavaresisht nga mesatarja e larte rrezikojne te mos zgjedhin deget e preferuara per arsimin e larte universitar.

Top Channel