Hackers-at sulmojne faqen e presidentit Sejdiu

01/03/2010 15:55

Hackers-a serbe kane sulmuar faqen zyrtare te internetit te presidentit te Kosoves, Fatmir Sejdiu.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave ne web site-n e kreut te shtetit jane vendosur simbole serbe dhe eshte shkruar slogani “Kosova eshte Serbi”.

Nderkohe, burime prane selise presidenciale ne Prishtine deklarojne se po punohet per te zbuluar formen permes te ciles eshte kryer sulmi, si dhe per te kthyer faqen e internetit ne normalitet.

Top Channel