“Nuk shpenzojme asnje euro per 24 ore.Nuk blejme asgje ne daten 1 Mars.” Kjo eshte motoja  e levizjes paqesore “24 ore pa ne”  e cila u ben  thirrje gjithe emigranteve ne Greqi te mos shpenzojne asgje diten e sotme, ne shenje proteste dhe rezistence ndaj racizmit dhe ksenofobise, si dhe ndaj izolimit te emigranteve qe jetojne dhe punojne ne menyre paqesore ne shtetin grek.

Krijuesit e levizjes, midis tyre edhe emigrante shqiptare kane mbledhur brenda pak ditesh mbi 6000 anetare ne nje faqe te rrjeteve sociale.

“Eshte nje levizje qe ka filluar per here te pare ne Amerike”, deklaron nje prej iniciatoreve, gazetari shqiptar Niko Ago, kur mijera protestues dolen ne rruge,nxenesit munguan  ne shkolla, punetoret nuk shkuan ne fabrika. Amerika perjetoi nje cast pa emigrantet e saj.

Perderisa ne Greqi emigrantet nuk mund te mos shkojne ne pune, sepse ka rrezik ta humbin ate, atehere levizja “24 ore pa ne” u ben thirrje qe ata te mos shpenzojne per nje dite, asnje euro.

“Duhet te kuptojne greket dhe gjithe europianet-deklarojne iniciatoret e levizjes- se cfare do te thote te jetojne qofte edhe nje dite pa emigrantet e tyre,se pa ta nuk do te ishte i mundur asnje proces i ndertimit te civilizimit,se shtypja e te drejtave te tyre demton dhe fyen shoqerite perendimore , ne teresine e tyre”.

Top Channel