Rreth 100 pedagoge te cilet aktualisht japin mesim ne universitetet perendimore do te japin mesim edhe ne auditoret shqiptare.
Lajmi eshte konfirmuar nga Rektorati i Universitetit te Tiranes, fakultetet e te cilit kane “kontraktuar” profesoret e huaj. Vetem Fakulteti i Histori-Filologjise pret 25 profesore te cilet do te japin mesim per studentet shqiptare ne deget e Gjuhe-Letersise, Historise, Gjeografise dhe departamenteve te tjera me radhe. Po ashtu edhe Fakulteti i Ekonomise do te kete kete vit rreth 30 pedagoge te huaj, disa prej te cileve kane dhene leksione e seminare per studentet shqiptare, edhe vitet e kaluara.
Profesoret e huaj jane njohur me Shqiperine, ne saje te projekteve apo gjate bashkepunimeve, konferencave e simpoziumeve te organizuara nga institucione arsimore nderkombetare. Ne saje te ketij bashkepunimi, ata kane pranuar edhe ftesen nga Universiteti i Tiranes per te dhene mesim periodik per vitin akademik 2010.
Pak kohe me pare kur u miratua edhe buxheti per universitetet, eshte aprovuar edhe pagesa per profesoret e huaj. Krahasuar me pagesat e oreve te mesimit ne vendet ku ata punojne, pagesa mund te jete simbolike, por pavaresisht kesaj, profesoret e huaj kane pranuar ftesen. Nderkohe qe kjo eksperience per studentet shqiptare eshte pritur me dashamiresi.
Kjo per te pare nje model tjeter pedagogu nderkohe, qe ne te njejten kohe, kjo pervoje u sherben atyre per te perfituar nga dijet dhe kapaciteti i profesoreve te huaj. Po ashtu jane kontraktuar keta pedagoge, ne ato raste kur departamenti ka mungese specialistesh te mirefillte te specializuar enkas per sektore te caktuar.
Konkretisht, keta pedagoge do te japin mesim ne sistemin universitar. Por jo vetem kaq, per leksione e ore te caktuara, nje pjese e pedagogeve te huaj do te jene ne auditoret ku studentet shqiptare kryejne procesin e masterit, ne njerin nga fakultetet e Universitetit te Tiranes.
Me shume nga te gjithe, profesore te huaj do te kete Instituti i Studimeve Europiane, i cili ne vitin e pare te celjes do te kete te ftuar nje grup profesoresh spanjoll.Keta pedagoge do te qendrojne per nje periudhe te caktuar kohore, per te dhene mesim me kohe te plote, grupit qe do te ndjeke specializimin pasuniversitar ne variantin intensiv, por edhe per studentet e tjere part-time.
Sakaq, nje pjese e mire e studenteve shqiptare per vite me radhe kane shprehur deshiren per te zhvilluar ore mesimi, me profesore dhe profesoresha te huaja, qe kane nje pervoje ne mesimdhenie ne universitetet perendimore.
Top Channel