Shtabi Emergjences: 5850 hektare nen uje

28/02/2010 15:05

Sipas njoftimit zyrtar te Shtabit te Emergjences thuhet se, siperfaqja e tokes se permbytur ne Qarkun e Shkodres per diten e diele rezulton te jete 5 mije e 850 hektare.

74 shtepi rezultojne te permbytura nga uji dhe 805 shtepi te rrethuara nga uji. Ne njoftim thuhet se, zonat e prekura nga permbytja furnizohen rregullisht me energji elektrike.

Nderkohe qe forcat ushtarake kane kryer shperndarjen e ndihmave ushqimore dhe te koncentrateve per bagetine ne Obot dhe Gorricë te Komunes Ana e Malit, si dhe ne komunat Dajç, Velipoje, Guri i Zi, Rrethinat dhe Bushat.

Të pakalueshme nga automjetet jane aksi i rruges se Obotit ne Komunen Ana e Malit dhe aksi rrugor Berdic-Velipoje tek Ura e Gjo Lulit.

Pikerisht ne Obot, banoret shprehen te revoltuar per perseritjen e permbytjeve per te dyten here ne me pak se dy muaj. Ata deklarojne se uji u ka shkaktuar deme te tjera, duke u demtuar edhe ato pak gjera qe munden te shpetonin nga permbytja e janarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA