PS: Berisha po zvarrit zgjidhjen

28/02/2010 15:55

Partia Socialiste ka deklaruar se kryeministri Berisha eshte duke zvarritur zgjidhjen e krizes politike. Sekretarja per Marredheniet me Jashte Arta Dade deklaroi se opozita e ka bere oferten e saj, duke iu referuar projektligjit te depozituar ne Kuvend.

“Kriza politike eshte ulur kembekryq ne Shqiperi, dhe kjo krize nuk mund dhe nuk do te zgjidhet nese ka kerkese te Partise Socialiste per nje hetim te plote te zgjedhjeve te 28 qershorit. Partia Socialiste e ka ofruar tashme kompromisin e saj dhe vullnetin e saj konstruktiv, se pari duke njohur rezultatin e zgjedhjeve te dale nga skema e Ruzhdies dhe se dyti duke dorezuar ne parlament nismen ligjore per te gjetur zgjidhjen perfundimtare te kesaj krize”, nisi deklaraten e saj Sekretarja per Marredheniet me Jashte ne PS, Arta Dade.

Me tej zonja Dade tha se PS ka vendosmerine e duhur per t’i qendruar kauzes, sipas saj te drejte dhe per te cuar deri ne fund transparencen e zgjedhjeve ne menyre qe, sic tha ajo, skema e Ruzhdies te mos kthehet ne mallkimin e zgjedhjeve te lira ne Shqiperi.

“Vullneti i Partise Socialiste per transparencen e plote te zgjedhjeve dhe hapje e kutive nuk do te tretet perballe kokefortesise se kryeministri te Ruzhdies. Perkundrazi e verteta shokuese qe po del tashme mbi kutine e Ruzhdies qe Sali Berisha aq shume e ka perzemer vetem sa e shton vendosmerine tone per t’i qendruar kauzes sone te drejte. Sali Berisha duhet te kuptoje se Partia Socialiste nuk mund te heqe dore nga kerkesat e saj sepse ne kete rast skema e Ruzhdies do te kthehej ne mallkimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne kete vend. Sfida per Sali Berishen eshte e hapur, nese ai trembet nga kjo transparence, atehere kjo eshte humbja e tij e madhe”, tha Dade.

Nderkaq, LSI ka bere te ditur se po punon per ndryshimin e kodit zgjedhor, propozime qe do t’i beje publike se shpejti.

“Debati politik i muajve te fundit per problematiken e zgjedhjeve te 2009-es duhet te marre nje drejtim te ri, fillimin sa me pare te reformes zgjedhore per zgjedhjet e ardhshme. Ligjet nuk permiresohen duke bertitur nga rruga, dhe as duke hedhur shashka politike. Angazhimi apo terheqja para nje pergjegjesie te tille do tregoje me se miri se cilat jane motivet e verteta te opozites, pra persosja e standarteve te zgjedhjeve apo provokimi i krizave politike. LSI ka nisur punen per pergatitjen e nje platforme per permiresimin e Kodit Zgjedhor duke riparuar defektet e vena re ne zgjedhjet e vitit 2009 dhe duke patur parasysh rekomandimet e OSBE/ODHIR. Keto propozime do te paraqiten ne menyre institucionale prane Kuvendit e Shqiperise”, deklaroi ne nje conference per shtyp zevendeskryetari i LSI-se, Edmond Haxhinasto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA