Ne shume prej fshatrave te shkodres komunikimi i vetem mbeten varkat, pasi uji ka kaluar mbi 1meter. Situata mbetet e ndere ne Obot, ku dhe ceremonite mortore kryhen me varka.
Nje grup xhirimi i Top Channel ka marre pjese ne nje ceremoni te tille, ku arkivoli me trupin e te ndjeres transportohet me varke, per te dale ne ane tjeter te rruges.
Gjithashtu dhe familjaret qe po i japin lamtumiren e fundit te afermit te tyre u duhet te hipin ne varka per te marre pjese ne ceremoni.
Per levizjen kortezhit me varka eshte caktuar nje trupe komando e repartit te ushtrise Shkoder. Ndersa shume banore te fshatit Obot kane dale me varka per te shoqeruar trupin e pajete te bashkefshatares se tyre.
Per keta banore me pare ka qene e pa imagjinueshme se do te vinte nje dite kur do t’u duhej te vajtonin te vdekurit mbi varka.
Top Channel