Pergjaken serish rruget, vetem pak dite pasi edhe qeveria pranoi problemet me sigurine dhe aksidentet.
Kater persona mendohet te kene vdekur ne nje aksident te rende te ndodhur ne Gramsh, ku makina doli nga rruga dhe perfundoi ne uje. Gjate paradites kane vazhduar kerkimet per gjetjen e kater trupave te pasagjereve te nje fugoni te linjes urbane, i cili ra ne lumin Devoll mbremjen e vone te se shtunes.
Tre pasagjere dhe drejtuesi i mjetit te linjes Mollgrabov-Gramsh, mendohet te kene humbur jeten ne ujrat e lumit i cili ka qene i rrembyer per shkak te prurjeve. Policia nuk arrin dot ende te gjeje shkaqet e aksidentit por zyrtarisht sakteson se fugoni u gjet qindra metra nga vendi ku ndodhi aksidenti duke e shpjeguar me faktin se rrjedha e ujit e ka shtyre automjetin te pakten 1 km.
Aktualisht forcat Renea vazhdojne kerkimet ne lum per gjetjen e trupave qe zyrtarisht nga policia konsiderohen si te zhdukur. Shtetasit qe gjendeshin ne fugonin e udhetareve jane, Dritan Balla 38-vjec, Elis Sogani, 32 vjec, Petrit Ahmeti 20 vjec, dhe Behar Senkollari 18 vjec.
Top Channel