Brenda tre diteve te ardhshme, sipas ligjit per komisionet hetimore, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli do te therrase konferencen e kryetareve per te diskutuar njeren nga nismat ligjore te Partise Socialiste.
Behet fjale per projektvendimin e paraqitur nga opozita per ngritjen e Komisionit Hetimor, qe ne piken tre te objektit te tij, pervec dokumentave qe parashikon ligji ne fuqi, kerkon edhe kqyrjen e administrimin e materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit.
Mazhoranca nuk ka bere ende nje koment zyrtar mbi permbajtjen e kerkeses tashme zyrtare te Partise Socialiste. Por, persa i perket formes se diskutimit te projektvendimit, mazhoranca thote se ne konferencen e kryetareve, qe perbehet nga kryetarja e Kuvendit dhe kryetaret e grupeve parlamentare, pritet thjesht nje diskutim formal, persa kohe PS nuk do te coje emrin e kryetarit te grupit te saj parlamentar, i cili duhet te mbroje propozimin e partise se tij.
Pas konferences se kryetareve, ligji per komisionet hetimore, parashikon qe ne mungese konsensusi per kerkesen e paraqitur, ajo paraqitet per miratim ne seancen me te afert plenare, por jo me vone se dy jave nga diskutimi ne konferencen e kryetareve.
Eshte ende e paqarte, nese socialistet do te percaktojne keto dite kryetarin e grupit te tyre parlamentar apo, nese do te marrin pjese ne seancen e se enjtes, ku mund te kete nje komunikim per kerkesen e tyre.
Por e sigurt eshte se socialistet e shohin zgjidhjen e krizes politike vetem nepermjet pranimit te nismave te tyre nga mazhoranca.
Top Channel