Nje kompani izraelite ka paditur shtetin serb duke kerkuar nje demshperblim prej 35 milione eurosh per prishje te paligjshme te nje kontrate.

Kompania izraelite, e cila merret me shitjen e pamjeve te regjistruara nga satelitet spiune, akuzon Serbine se nuk ka respektuar marreveshjen e bashkepunimit, me vlere 45 milione euro.

Por gjykimi i ceshtjes ka hasur nje pengese, per shkak te shkeputjes dhe shpalljes se pavaresise se Malit te Zi, vend i cili ishte i bashkuar me Serbine ne kohen kur u nenshkrua kontrata.

Top Channel