Ish-ministri i Jashtem italian, Gianni De Michelis ka deklaruar se nje dite Serbise do t’i duhet te pranoje pavaresine e Kosoves, per te arritur integrimin e saj ne BE.

Sipas De Michelis, nese Beogradi nuk pranon ekzistencen e shtetit te ri, atehere do te kete probleme ne procesin e integrimit.

“Kosova eshte nje problem shume i komplikuar, por njekohesisht edhe nje situate e pakthyeshme. Serbise do t’i duhet qe nje dite ta njohe ekzistencen e saj”, ka pohuar De Michelis.

Top Channel